SHPËRNDAJE

Ata që ishin me ideologji çlirimtare sot uzurpojnë hapësirat e zyrës për të rinjë. Edhe pse isha i lidhur dikur ideologjikisht me PDSH-në, tani është zhgënjyese fakti se si një parti që në momentet më të vështira për shqiptarët ishte me ideologji çlirimtare sot uzurpojnë hapësirat e zyrës për të rinjë, ka deklaruar kështu në intervistën dhenë portalit preshevacom, aktivisti i shoqërisë civile, Valon Arifi.

Uzurpimi i zyrës ka ofenduar të rinjtë e Preshevës në përgjithësi sepse shpesh herë pa marrë parasysh ngjyrat partiake ata bëhen bashkë për të realizuar projekte rinore. Uzurpimi i hapësirave të zyrës nga PDSH po tregon fotografi të shëmtuar edhe tek organizatat ndërkombëtare të cilat kanë investuar në funksionimin e kësaj zyre sic është PBILD me vlerën materiale prej 20.000 eurove.

Arifi shpreson tek të rinjtë e PDSH-së që së paku ata të reflektojnë te lideri i partisë për lirimin e këtyre hapësiarve./presheva.com/