SHPËRNDAJE

Ernesto Valverde e ka vlerësuar lartë paraqitjen e Real Madridit në barazimin pa gola në Camp Nou.

Trajneri i Barcelonës deklaroi se Los Blancos kanë luftuar deri në fund dhe se ata kanë vuajtur nga loja e tyre.

“Është normale që kemi vuajtur, ata (Real Madridi) kanë një skuadër të madhe”, ka thënë Valverde.

“Gjëja më normale është se Real Madridi luftoi deri në fund dhe jo ajo që ne kemi vënë pesë mbrojtës mbrapa”.

“Ata zhvilluan një presion të lartë në pjesën tonë, por ne krijuam lojën tonë dhe dolëm në disa raste para golit të tyre, por nuk arritëm të shënonim”, ka shtuar më tej trajneri i katalunasëve.

Barcelona në xhiron e ardhshme do të takohet me Alavesin, një përballje që pritet të jetë e lehtë për ta.