SHPËRNDAJE

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka ngritur edhe një herë në qiell Lionel Messin, i cili shënoi het-trik ndaj Real Betisit në fitoren 4-1.

Tekniku spanjoll ka thënë se të gjithë duhet të ndihen me fat që jetojnë në kohën kur argjentinasi po shkëlqen në fushën e blertë.

“Jemi shumë me fat që jetojmë në kohën kur Messi po luan futbollin e tij. Sonte shikuam se si reagon publiku kur Messi është në fushë. Edhe pse i bëri të vuajnë, reagimi (i tifozëve të Real Betisit) tregon se ata kënaqen teksa e shikojnë duke luajtur”, ka thënë Valverde.

Në 37 ndeshje këtë sezon Messi ka shënuar 39 gola, ndërsa në La Liga ka edhe 11 asistime.

Aktualisht Barcelona renditet në vendin e parë në kampionatin elitar spanjoll me 66 pikë, dhjetë më shumë se Atletico Madridi.