SHPËRNDAJE

VanGal

Siç shkruajnë mediet angleze, ardhmëria e Van Gaal tek Manchester United do të vendoset në muajin e ardhshëm, duke marrë parasysh se do të luaj kundër Tottenham, Liverpool, Aston Villa, Manchester City dhe Chelsea.

Të gjitha ndeshjet do të jenë të rëndësishme për Van Gaal, pasi nëse humb shumicën e tyre, fati i tij nuk do ta pres fundit e sezonit në stolin e Old Trafford.

Dy sezonet e fundit, United nuk po mund të kthehet në formë, ka humbur identitetin e saj sulmues dhe trajneri holandez nuk po mund ta gjej formacionin e vërtetë, që do tia kthej fitoret.

Van Gaal spo mund të gjej formën e mirë të Falcaos që kryesisht po rrin rezervë, as Di Maria nuk po luan në nivelin më të lartë, çka dhe po bëhet gjithnjë nervoz, ku mund të shihet në mënyrën se si ai mori kartonin e kuq në ndeshjen kundër Arsenal.

Humbja nga Arsenali për Fa Cup, do të thotë se United këtë sezonë do të mbetet pa trofe, të dytën me radhë.

Po të vazhdojnë të humbin edhe pikë edhe për vit të dytë nëse nuk kualifikohen në Ligën e kampionëve, kjo do të jetë një goditje shumë e fortë për gjigandin siç është Manchester United.

Sa për përkujtim, edhe Moyes në prill të vitit të kaluar u shkarkua. A e pret fati i njejtë edhe Van Gaal?