SHPËRNDAJE

Numrat janë të qartë, tifozët kanë arsye të gëzohen kur bëhet fjalë për sulmuesin holandez Robin Van Persie.

RVP është kthyer me sukses në fushë pas 7 javëve pauzë pas lëndimit, 7 javë ku United ka kaluar në një periudhë shumë të vështirë.

Tifozët tani kanë arsye për optimizëm.

Kundër Cardiff, Van Persie ka shenuar edhe golin e tij të 11 në sezonë, duke paralajmëruar kohëra më të mira me ekipin e tij, që gjendet në vendin e 7 në tabelë.

Duke iu referuar numrave, United nuk do të ketë edhe aq problem të arrij në vendin e 4 nëse RVP gjendet në fushë.

Në 50 ndeshje të luajtur me Van Persie, United ka shenuar 35 fitore, 7 barazime dhe 8 humbje, me përqindje të suksesit prej 70% ose 2.2 pikë për ndeshje. Janë shenuar 105 gola ndërsa janë pësuar 53.

Nga ana tjetër, pa RVP janë luajtur 11 ndeshje, 5 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Janë shenuar 19 gola ndërsa janë pësuar 17, me një sukses prej 45.5% me 1.5 gol për ndeshje.