SHPËRNDAJE

Reprezentuesi francez është shumë i lumtur te skuadra madrilene.

Raphael Varane po mendon të mbyllë karrierën tek Real Madridi, shkruan ksp.

Edhe pse është herët të flitet për përfundimin e karrierës, “Don Balon” raporton që 25-vjeçari ka ndër mend të rinovojë kontratën “përjetësisht” me madrilenët.

Gjithnjë sipas “Don Balon”, Varane i ka rrëfyer kapitenit të skuadrës Sergio Ramos, që dëshira e tij e vetme është të luajë vetëm me Los Blancos.

Reali po mendon t’i ofrojë një kontratë afatgjatë për ta “blinduar” qendërmbrojtësin.

Varane është pjesë e klubit madrilen që në vitin 2011, ku ka zhvilluar 252 takime dhe ka fituar 10 trofe në këto 7 vite.