SHPËRNDAJE

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas ndryshimeve në Qeverinë e Shqipërisë.

Ai i ka konsideruar “xhuxha” ministrat e rinj të qeverisë.

“7 xhuxhat e rinj ne qeveri si teshtima dhe gromesima e Rames? 7 xhuxhat e rinj ne qeveri kane një merite te madhe se gajasen dynjanë me hiç gjë-në, qe përfaqësojnë. 7 xhuxhat janë thjesht teshtima dhe gromësima e radhës e Edi Rames. 7 xhuxhat e rinj te qeverise kane vlere dhe mund te zgjasin aq sa zgjat një gromesime. Llogarine e hapur Edi Rama e ka me shqiptaret dhe jo me 7 xhuxha po as me 17 fatin nuk e tij e ndryshon dot, se qindra milion eurot e grabitura nga ai kërkojnë shpagim qe fillon nga burgu. As xhuxhat as breshkat nuk ja sjellin dot frymen Edi Rames, se sado qe merr fryme nga lart i del e gjitha nga poshtë se është ç’puar krejt”, ka shkruar Vasili në Facebook.