SHPËRNDAJE

Lika ka pranuar se transformimi është pjesë e deklaratës së partive shqiptare, por ka potencuar se Marrëveshja e Ohrit është dashur të realizohet deri në vitin 2004. Lika ka bërë këto komente deri sa ligji në fjalë është duke i kaluar filtrat e pare në Kuvend.

Vazhdojnë përplasjet brenda BDI-së. Përplasje që kanë ardhur si pasoj e transformimit të Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndëretnike. Zv. Kryeministri Hazbi Lika është duke kërkuar bashkëpunim në këtë proces, duke shtuar se nuk ka qenë i informuar brenda BDI-së për këto ndryshime.

Lika ka pranuar se transformimi është pjesë e deklaratës së partive shqiptare, por ka potencuar se Marrëveshja e Ohrit është dashur të realizohet deri në vitin 2004. Lika ka bërë këto komente deri sa ligji në fjalë është duke i kaluar filtrat e pare në Kuvend.

Deklarata e Likës

“Mendoj se nuk është koha për ta thënë një gjë të tillë por çështja është se duhet të njihen njerëzit dhe aktorët politik me realitete të caktuara. Unë dje bëra një reagim shumë objektiv sepse unë jam udhëheqës i një sektori që e bart këtë proces, dhe të ngrihet iniciativë për ta ndryshuar këtë sektor, unë e quaj të nevojshme që të pyetet edhe ky sektor, të merret në konsideratë dhe të bashkëpunohet për të hartuar një ligj i cili më mirë do t’i mbrojë interesat sepse jemi të vetëdijshëm që marrëveshja e Ohrit është një dokument i cili ende nuk është implementuar.
Një shembull konkret është përfaqësimi i drejtë dhe unë mendoj që kjo nuk duhet të merret si një lojë ose si diçka e lehtë që mund të kapërcehet aty për aty. Nuk kam ndonjë mendim konkret në lidhje me ligjin, ligji ndoshta mund të jetë më i mirë por mbase mund të bëhet edhe më i mirë, sepse kaluan diku 17 vjet prej kur është arritur ajo marrëveshje. Ne e dimë se afatet i ka pasur për 4 vjet të implementohet dhe nuk është implementuar deri më tani. Po flasim për implementim dhe po hyjmë në konflikte për një marrëveshje e cila është dashur të implementohet 4 vite pasi është arritur” – tha Lika.