SHPËRNDAJE

Edhe në orët e vona të mbrëmjes, pas reshjeve intensive të borës, është organizuar pastrimi i rrugëve në komunën e Preshevës me ç’rast janë angazhuar të gjitha makinat në dizpozicion.

Siç jemi informuar nga shtabi për situata të jashtëzakonshme reshjet e borës parashikohet të vazhdojnë në 48 orët e ardhshme, prandaj edhe një herë i bëjmë thirrje qytetarëve, vozitësve dhe këmbësorëve, që të jenë maksimalisht të kujdesshëm./presheva.com/