SHPËRNDAJE

Sprint

Në qytetin e Bujanocit ka vazhduar seria e plaçkitjeve të lokaleve. Në natën ndërmjet ditës së mërkurë dhe të enjte, deri tani persona të panjohur kanë plaçkitur marketin “Sprint”.

Siç mësohet, plaçkitësi ka arritur të marrë 5000 dinarë që kanë qenë në kasë, ndërsa pas përfundimit të ekspertizës do të vlersohet se çka është vjedhur.

Kjo është plaçkitja e katërt në 10 ditët e fundit që po ndodh në qytetin e Bujanocit. /presheva.com/