SHPËRNDAJE
Ka ndërruar jetë ish-ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Milan Majhen. Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka ngushëlluar me këtë rast përmes rrjetit social Facebook.
“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e Milan Majhen, ish-ambasador i Republikës së Sllovenisë në Kosovë. Ai do të mbetet në kujtesën tonë si mik i mirë dhe një diplomat shembullor, i cili kontribuoi në fuqizimin e miqësisë ndërmjet dy popujve dhe vendeve tona. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe institucioneve sllovene”, shkruan kryeministri.