SHPËRNDAJE

Bujar Isaja, kosovari qe e shëtit gjithë Amerikën me motor, ka vdekur mbrëmë vonë si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Gjakovë.

Ai dhe gruaja e tij ishin duke u kthyer nga Gjakova për në Prizren, kur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, motori u godit në një mur mbrojtës.

 

Vdekjen e gjeti edhe gruaja e tij.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se mbrëmë pasmesnatë rreth orës 01:30, në fshatin Fshaj, Gjakovë ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Sipas Policisë në aksident ishte përfshirë motoçikleta BMË me ngasës të dyshuarin mashkull. Policia bënë të ditur se deri tek aksidenti ka ardhur kur një qytetar i gjinisë mashkullore nuk i është përshtatur shpejtësisë së lëvizjes me kushte e rrugës, duke humbur kontrollin dhe duke u përplasur në murin mbrojtës, me ç’rast ngasësi dhe një pasagjere femër kanë marrë lëndime trupore.

Si pasojë e aksidentit Policia ka thënë se ngasësi i motorit ka vdekur menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa viktima femër është dërguar në QKUK-Prishtinë, me ç’rast nuk ka mundur të mbijetoi nga plagët e marra dhe kështu duke ndërruar jetë.

Bujari ishte motoristi i cili e ka filluar dhe përfunduar rrugëtimin nga Manhattan, të gjatë 9,631 milje për 28 ditë.

Ishte personalitet që ka krijuar një histori tepër të veçantë, për shumëkënd një ëndërr me sy hapur. Gjatë muajit prill dhe maj të këtij viti, për plotë 28 ditë me radhë, me motorin e tij, ka përshkuar qytetet kryesore të ShBA-ve.

Këtë itinerar të gjatë e ka filluar në Manhattan, nga shtëpia e mikut të tij Aliahmet Gjakmanit (West End Avenue, Rruga 97), më 26 prill dhe është kthyer po aty, pas 28 ditësh, pasi ka kaluar nëpër shtete e qytete të mëdha të Amerikës.

Pas Manhattan-it, qyteti i radhës që vizitoi ishte Buffalo e më pastaj, me radhë, Cleveland (Ohio), Detroit (Michigan), Chicago (Illinois), Las Vegas (Nevada), Santa Monica e San Diego (California), Phoenix dhe Tuscan (Arizona), San Antonio dhe Houston (Texas), New Orleans (Louisiana), Tampa, Key West, Miami dhe Daytona (Florida), Charleston (North Carolina), Ëashington D.C… Këto janë vetëm disa nga qytetet që vizitoi ai, i shoqëruar me bashkëshorten Gyljane.

“Amerika është e mrekullueshme. Kam vizituar shumë shtete të botës, por me ShBA-të nuk mund të krahasohet asnjë shtet tjetër. Rrugë të gjëra, ndërtesa të mëdha, njerëzit shumë të sjellshëm”, i kishte thënë ai gazetës “Illyria”.

Gjatë 28 ditëve ai kaloi nëntë mijë e 631 milje rrugë.

Ai ka treguar se me motorin që e kishte marrë me qira në Neë Jersey, ka udhëtuar mesatarisht nga 12 orë në ditë, ndërsa pjesën tjetër të kohës ka bërë gjumë nëpër hotele. Bujar Isaja vizitoi edhe shtëpinë ku ka lindur presidenti Abraham Lincoln, në Illinois.