SHPËRNDAJE

Vëllai dhe agjenti i Paulo Dybalas, Gustavo kanë pohuar se nuk ka çështje personale midis tij dhe Cristiano Ronaldos, pasi problemet me të janë në fushë.

Dybala është lojtari i fundit që po lidhet me një largim nga klubi italian këtë verë duke parë mundësitë e tij të reduktuara me ardhjen e yllit portugez, Ronaldo.

Ylli portugez po del të jetë problemi kryesor i Dybalas, por brenda fushës dhe jo jashtë saj, ka thënë vëllai i argjentinasit, Gustavo.

“Nuk ka probleme me Ronaldon jashtë fushës, problemet janë në fushë”, ka thënë fillimisht Gustavo Dybala për Radio Impact Cordoba.

“Ju nuk mund ta mundni Ronaldon dhe Paulo është i ri”.

“Ka shumë mundësi që Paulo të largohet nga Juventusi, ai ka nevojë për një ndryshim, nuk është i lumtur dhe nuk është i vetmi që do të largohet”.

“Shumë lojtarë janë të pakënaqur te Juventusi, jo vetëm te Paulo”.

“Ai ishte shumë i kënaqur në Itali, por tani ai nuk është”, përfundoi vëllai i sulmuesit të Juventusit, i cili pritet ë largohet nga Italia.