SHPËRNDAJE

Vëllezërit Erduan dhe Durgut Sylejmani së bashku me disa bashkëtdhetarë kanë siguruar makinën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve për Bashkësinë lokale Norçë.

Makina i është dorëzuar drejtuesve të kësaj bashkësie lokale me qëllim të rritjes së kujdesit të shtuar për mirëmbajtjen e rrugëve të fshatit.

Edhe drejtuesit e Bashkësisë Lokale Norçë përmes një shkrimi në faqen zyrtare kanë falemderuar bashkëvendësit e tyre për këtë nismë të mbarë të cilët njëherit u kanë lehtësuar qarkulllimin e lirë të qytetarëve gjatë sezonit dimërorë duke patur parasysh edhe pozitën gjeografike që ka fshati Norçë./presheva.com/