SHPËRNDAJE

Një vajzë e moshës rreth 20 vjet ka qenë e fshehur në bagazhin e veturës së një qytetarit nga Maqedonia, i cili ka dashur të hyj në vendin tonë nëpërmjet vendkalimit kufitar Bllacë.

 

Sipas informacioneve nga Qendra e Doganave, gjatë javës së kaluar për në hyrje në Maqedoni është paraqitur një veturë e drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i cili ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e zyrtarëve policor dhe nuk ka lejuar që t’i kryhet kontroll.

Me insistimin e zyrtarëve policor nga vendkalimi kufitar, është kryer kontroll në veturën e tij, ndërsa në bagazhin e veturës është gjetur një vajzë rreth moshës 20 vjeçare pa dokumente të identifikimit.