SHPËRNDAJE

Pas përfundimit të asfaltimi të rrugëve lidhëse mes rr. 15 Nëntori dhe rr. Karposhit, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe qartësimit të qarkullimit të të gjithë pjesëmarrësve në trafik është realizuar sinjalizimi horizontal, që përfshin shënimin e vijave aksiale dhe periferike përskaj anësorëve si dhe vendkalimet për këmbësorë në kryqëzime.

Lajmin e kanë konfirmuar për media kabineti i kryetarit në faqen zyrtare. Sipas kësaj informate me vendosjen e sinjalizimit tashmë këto rrugë lidhëse janë kompletuar për zhvillimin normal të trafikut në këtë pjesë shumë të rëndësishme të qytetit:

Vlen të theksohet se në këto rrugë gravitojnë shumica e institucioneve publike, afërsia e shkollave kryesore të qytetit ku frekuentojnë numër i konsiderueshëm i nxënësve tanë./presheva.com/