SHPËRNDAJE

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi i mahniti mijëra të pranishëm në Stadiumin e madhe “Wembley”, të Londrës.

Ajo ka pasur një seri të gjatë koncertesh muajve të fundit, në tentim për të promovuar albumin e saj më të fundit, “Pheonix”.

E lidhur fort me rrënjët e saj shqiptare, Rita ka treguar se nuk i harron kurrë traditat e vendit prej nga vjen.

Nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu-Ora e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ndan me fansat detaje nga jeta e Ritës, ka treguar së fundmi për gjënë e parë që Rita pyet kur sapo zbret nga aeroplani.

“Rita: Mami, sapo zbrita, a është pitja gati”, shkruan Vera në Instagram duke treguar se kjo është pyetja e parë që Rita i bën kur sapo vjen nga udhëtimet.

“Pitja është gatim tradicional dhe i shijshëm”, ka shkruar më tej Vera, teksa ka shpërndarë dy fotografi të së bijës në rrjetin social Instagram.

Kujtojmë që Rita ishte në Kosovë për rreth tri ditë rresht në fillim të prillit, e shoqëruar nga prindërit e saj, Vera dhe Besnik Ora.