SHPËRNDAJE

Verizon

Bordi i kompanisë së njohur të internetit, “Yahoo”, ka vendosur të pranojë kërkesën për blerje nga “Verizon” ndërsa lajmi pritet të shpallet zyrtarisht të hënën apo të martën.

Edhe pse akoma nuk ka detaje zyrtarisht të publikuara, mediat raportojnë se shifra e blerjes vlerësohet të jetë rreth 4,8 miliardë dollarë. Blerja do të përfshijë pjesën editoriale të “Yahoo”-s, si dhe atë të biznesit.

Blerja e “Yahoo”-s vjen rreth një vit pasi “Verizon” bleu “AOL” për 4,4 miliardë dollarë. Pas blerjes, pritet që “Yahoo” dhe “AOL” të shkrihen në biznesin e reklamave dhe përmbajtjes, nën kupolën e “Verizon”.

“Yahoo” do të mbajë pjesën e tij të aksioneve në grupin “Alibaba” dhe në “Yahoo Japan”.