SHPËRNDAJE

Vërtetohet akreditimi i Universitetit Internacional të Novi Pazarit si institucion kërkimor- shkencorë. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, Komisioni për Akreditimin e Organizatave Kërkimore Shkencore konfirmoi akreditimin e Universitetit Internacional të Novi Pazarit si një universitet i integruar në fushën e shkencave sociale, humaniste dhe matematiko-natyrore.

Vendimi konfirmoi që Universiteti i përmbush kërkesat e përcaktuara në bazë të rregullave për vlerësimin e punës kërkimore shkencore dhe procedurën e akreditimit të institutit, universiteteve të integruara, fakulteteve dhe qendrave të vlerave të jashtëzakonshme.

Koordinator i Universitetit Internacional të Novi Pazarit- dega në Preshevë, Kujtim Sadriu ka konfirmuar se kushtet që Universiteti përmbush nënkupton plotësimin e dtandardeve si lejen e punës, një staf pedagogjik profesional, hapësirë adekuate dhe pajisje për kryerjen e aktiviteteve kërkimore shkencore.

Sadriu përmes portalin preshevacom ka njoftuar opinionin se është shpallur edhe konkursi për regjistrimin e studentëve për studimet themelore akademike në Universitetit Internacional të Novi Pazarit dega në Preshevë, për vitin akademik 2019/2020 me kuotat e regjistrimit për programet e studimore që janë në Universitetin Internacional të Novi Pazarit dega në Preshevë./presheva.com/