SHPËRNDAJE

Pohimet e këshilltarëve të Partisë Demokratike në Kuvendin Komunal të Bujanocit se me rastin e ndarjes së subvencioneve për zhvillimin e bujqësisë për vitin 2017 ka pasë keqpërdorime dhe se të njejtat iu janë ndarë edhe funksionerëve të lartë komunal e partiak është vërtetuar së fundmi edhe nga raporti i implementimit të masave të politikës bujqësore dhe politikës të zhvillimit rural për vitin 2017.

Më datë 14.03.2018 shefi i grupit të këshilltarëve të PD-së në K.K. të Bujanocit z.Hajredin Hyda iu kishte drejtuar komisionit për ndarjen e mjeteve stimuluese në bujqësi në komunën e Bujanocit në vitin 2017 me një kërkesë për qasje në dokumente të rëndësisë publike, ku ndër të tjera kërkohej numri i përgjithshëm i aplikuesve në konkurs, numri i përgjithshëm i përfituesve, emri dhe mbiemri i përfituesve të mjeteve dhe vendbanimi i tyre, emërtimi i pajisjeve dhe vlera financiare e tyre, si dhe cilat janë rezultatet nga implementimi i këtij konkursi.

Kjo kërkesë kishte hasur ne veshë të shurdhër nga ana e komisionit duke mohuar të drejtën e qytetarëve për t’u informuar rreth ndarjes së mjeteve nga buxheti komunal. Mos transparenca e këtij pushteti kishte rritur dyshimet se mjetet janë keqpërdorur, dhe m’u për këtë arsye të dhënat po fshehen.

Është dashur që përfaqësuesi nga Zyra për mbrojtjen e të dhënave të rëndësisë publike më datë 12.08.2019 ta urdhërojë Administratën komunale të komunës së Bujanocit, që pa hezitim, e më së voni në afat prej 3 ditësh të sigurojë të dhënat e kërkuara nga PD-ja. Kjo edhe njëherë dëshmon faktin se kur qytetarët komunës së Bujanocit kërkojnë informacione të rëndësisë publike, ata refuzohen nga ana e komunës, kurse kur e njejta kërkohet nga ana e zyrtarëve nga Beogradi, ata këtë e bëjnë pa hezitim.

Edhepse dokumenti i dërguar nga ana e komunës është me shumë vonesë, rreth 17 muaj pasi iu është bërë kërkesa, ai është gjysmak dhe nuk jep përgjigje në të gjitha pyetjet e parashtruara nga shefi i grupit të këshilltarëve të PD-së (mungojnë të dhënat për numrin e aplikuesve në konkurs, vendbanimet e përfituesve, si dhe të dhënat që paraqesin rezultatet e arritura nga implementimi i këtij konkursi), mund të shihen qartë emrat e pëfituesve nga ky konkurs, ku në mesin e tyre gjenden edhe shefa e kryeshefa komunal, persona të zgjedhur nga Kuvendi Komunal, bartës të funskioneve publike, punonjës të administratës komunale, punonjës të ndërmarrjeve publike, madje edhe persona që jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme, si dhe shumë parregullësi tjera.

Kjo edhe një herë ka vërtetuar se mbi 30 milionë dinarë të ndara për zhvillimin e bujqësisë janë keqpërdorur dhe një shumë e madhe e tyre kanë përfunduar edhe në kontot e zyrtarëve komunal. Bujqësia zhvillohet duke i ndihmuar bujqëve, por assesi zyrtarëve të pushtetit.

Në fund, po ju paraqesim dokumentet ku Partia Demokratike ka kërkuar informacione për ndarjen e subvencioneve të bujqësisë, Vendimin e Zyrës për mbojtjen e të dhënave të rëndësisë publike ku urdhëron Komunën e Bujanocit që të sigurojë informacionet në fjalë, kurse emrat e përfituesve, e në mesin e tyre edhe të zyrtarëve komunal kësaj radhe do t’i kursjemë, por nëse është nevoja edhe do t’i publikojmë.

Shërbimi për Informim i PD-së /presheva.com/