SHPËRNDAJE

Sonte është mbajtur konventa për zgjedhjet e brendshme të Degës së PDK-së në Prishtinë, ku kryetari i këtij subjekti politik, Kadri Vesli ishte kritik ndaj partive tjera politike, për atë që çfarë kanë bërë në qeverisjen e Prishtinës, por edhe të Kosovës.

Ai ka thumbuar edhe partitë politike që thirren në bashkim kombëtar, ndërsa tani bëjnë thirrje me i ruajtur kufijtë nga Presheva, Bujanoci e Medvegja.

I pari i PDK-së, Vesli duke folur për të rinjtë e PDK-së, tha se kjo frymë e suksesit e të rinjve dhe të rejave, është garancë e suksesit, është garancë e frymës euroatlantike dhe është garancë e fitoreve, e PDK dhe e vetë Kosovës në të ardhmen tonë.

“Kosova ka nevojë dhe Prishtina për këtë entuziazëm, për besim në vetvete dhe në të ardhmen e vet. Ka nevojë Kosova për një adresë të fuqisë se vetë, si e donë, si i beson, si e zhvillon për të ardhmen po ashtu euroatlantike. Sa më e fortë, sa më e madhe është adresa e saj politike, PDK, besoni, le ta dinë secila aq më i garantuar është sovraniteti ynë territorial, aq më i garantuar është shteti ynë sovran, aq më e madhe është Republika e Kosovës me Partinë Demokratike të Kosovës”, tha Vesli.

Ai tha se Kosova për një vizion, i cili i ofron stabilitet, i cili i ofron zhvillim, i cili i ofron të ardhme. Veseli po ashtu u tregua kritik ndaj partive tjera, për të cilat tha se thirrën në bashkim kombëtar, ndërsa kërkojnë t’i mbrojnë kufijtë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

“Kush mundet me ndërtuar më mirë se PDK. Cila forcë politike? Ato që janë tani? Ato që e ndërrojnë ideologjinë dhe qëllimin në bazë të nevoja elektorale? Të cilët flasin për bashkim kombëtar, tani vinë kufijtë me i ru. Cilët kufij me i ru? Kufijtë prej Preshevës me i ruajt, prej Bujanocit, prej Medvegje? Garancë e kufijve, të stabilitetit, të integritetit të shtetit tonë të pavarur dhe sovran, janë institucionet e Republikës së Kosovës. Nuk do të lejojmë asnjëherë,  në asnjë moment të kërcënohet asnjë milimetër e territorit të Kosovës”, tha Veseli.

Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka shprehur besimin se zgjedhjet e brendshme partiake do të nxjerrin njerëzit e duhur për ta ngritur PDK-në si partinë e parë në kryeqytet.

“PDK po hyn një proces para një misioni, i cili është Dekada e Re, krijues dhe ideator i së cilës është kryetari Kadri Veseli dhe unë kam besim të fortë se ky program do të reflektojë edhe në zgjidhjen e njerëzve me mentalitet të ri që do të jenë njerëz të Dekadës së Re, sepse Dekada e Re ka të bëjë me punësim, me zhvillim ekonomik dhe ju ftoj të zgjidhni njerëzit e ri, dhe të shkojmë në secilën lagje, familje dhe ta tregojmë këtë mision që është për të mirën e vendit tonë dhe ashtu sikur udhëheqim misione më të rëndësishme për vendin tonë, në Dekadën e Re në krye me Kadri Veselin do ta ndërrojmë të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë ai, raporton KosovaPress.