SHPËRNDAJE

Nga Mitrovica, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por nga ky qytet bëri një varg akuzash ndaj partive opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Në një tryezë të organizuar për dialogun me Serbinë, Veseli ka thënë se Mitrovica është zemra dhe krenaria e Kosovës, derisa zërat për ndarje të vendit i ka cilësuar prorusë, raporton KTV.

Kryeparlamentari Veseli e ka quajtur absurde dhe tragjike thirrjen e seancës së jashtëzakonshme nga partitë opozitare.

Ai e ka ftuar opozitën që të mos flasë për ndarjen, por për hartimin e platformës së përbashkët për dialogun.

Ideja e korrigjimit dhe shkëmbimit të territoreve u quajt e rrezikshme edhe nga organizatori i kësaj tryeze.

Në këtë tryezë, që u fol për dialogun, u tha se janë ftuar qytetarët, por ai më tepër u duk si aktivitet elektoral i të parit të PDK-së.

Kreu i kësaj partie premtoi investime dhe zhvillim ekonomik për Mitrovicën.