SHPËRNDAJE

Nikoqiri i këtij takimi, Kadri Veseli pati një porosi për LDK-në, që kjo e fundit të mos t’i fërkojë duart. Veseli në një konferencë për media, pas takimit koordinues për dialogun me Serbinë, i iniciuar nga vet ai, tha se refuzimi i sërishëm i ftesës së tij nga dy partitë opozitare, po bëhet si rezultat i egos politike për rehabilitime.

Ai më kritik u tregua ndaj LDK-së, ku pas deklaratave të të parit të kësaj partie, Isa Mustafa, se Qeveria Haradinaj duhet të shkojë në shtëpi, Veseli është përgjigjur se LDK asnjëherë nuk i pranon zgjedhjet kur nuk fiton. “Njëfarë ftese e kam për LDK-në, mos t’i fërkojë duart se maroj që 20 vjet.

S’ka me na gjet kurrgjë, as prej Gjykatës Speciale dhe se kemi njet me gabu. Tani edhe një, le të bëhet gati dalëngadalë, shkojmë me reformë zgjedhore, hyjmë në zgjedhje. O le t’i pranon zgjedhjet, çdoherë bënë VLAN-a, LAN-a, e nuk i pranon zgjedhjet kur humbë”, tha Veseli.