SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka quajtur qeveri të lodhtë Qeverinë Hoti.

Këto komente, Veseli i bëri gjatë një konference për media.

“Qeverisja e cila po mundohet të bëjë diçka, por nuk po bënë asgjë. E kemi parë që në disa seanca nuk po kanë numra dhe po tenton të kalojë diçka, e sheh se sa është qeverisje e lodhtë dhe e papërgjegjshme”, ka thënë Veseli.

Veseli është shprehur se nuk ndodh shpesh të ketë në Kuvend një opozitë si PDK-ja.

“Jo shpesh ndodh të ketë një opozitë si PDK që është e gatshme që të orientoj edhe politikat qeverisëse që janë në interes të vendit”, u shpreh Veseli.

I pari i PDK-së, shtoi se kryeministri Avdullah Hoti dhe qeverisja aktuale nuk e ka gatishmërinë që të bashkëpunoj me opozitën, dhe se kjo qeveri është duke i lodhur dhe varfëruar qytetarët e vendit pa asnjë arsye.