SHPËRNDAJE

Kandidati i nominuar nga radhët e PDK-së për Kryeministër të Kosovës Kadri Veseli gjatë ditës së sotme në Gjilan ka takuar përfaqësuesit institucional dhe politik të Luginës së Preshevës.

Në këtë takim është biseduar për angazhimin qe Qeveria Veseli që do ti përkushtohet zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve të Luginës. Në rjetin e tij social veseli ka shkruar:

“Takime miqësore në Gjilan, sot kisha edhe me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Me Kryetarin e Preshevës, Shqipërim Arifin, Kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberin, Kryetarin e Partisë Demokratike, Nagip Arifin, Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafën, Kryetaren e PVD-së në Preshevë, Ardita Sinanin dhe deputetin Fatmir Hasanin biseduam për problemet e shqiptarëve atje dhe për përkrahjen që kanë nevojë t’ua japë Qeveria e Kosovës.

Si kryeministër i ardhshëm do të ofroj përkrahje konkrete për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe do të angazhohem që së bashku me Qeverinë e Shqipërisë të lobojmë që zëri i tyre të dëgjohet në Uashingon, në Bruksel dhe kudo në botë. #PDK112” ka shkruar Veseli./presheva.com/