SHPËRNDAJE

Ai ka thënë se e ka ndjerë një ngarkesë të madhe si dhe e ka brejtur ndërgjegjja për veprën që ka bërë. Por, në fakt, policia tashmë kishte indikacione që drejtonin dyshimin për autorësinë e vjedhjes te 21 vjeçari.
Pasditen e djeshme në Policinë Kantonale të Cyrihut është paraqitur një kosovar i moshës 21 vjeçare me ç`rast ka deklaruar se ai vet është autori i plaçkitjes së bërë më 22 dhjetor në një filial banke në Männedorf të Kantonit të Cyrihut. Duke e denoncuar veten, i riu ka dorëzuar edhe një pjesë të shumës së parave që kishte grabitur atë ditë.

Si shkak që e ka shtyrë të vetëdenoncohet, ai ka thënë se e ka ndjerë një ngarkesë të madhe si dhe e ka brejtur ndërgjegjja për veprën që ka bërë. Por, në fakt, siç shkruan zuonline.ch, policia tashmë kishte indikacione që drejtonin dyshimin për autorësinë e vjedhjes te 21 vjeçari.

Në sulmin e bërë më 22 nëntor ai kishte kërcënuar me një armë të ftohtë punëtoren e cila ndodhej aty e vetme, transmeton albinfo.ch Ajo ia ka dorëzuar plaçkitësit një shumë parash, që, sipas policisë bëhet fjalë për disa mijëra franga.

Policia e ka arrestuar personin në fjalë dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal.