SHPËRNDAJE

Hulumtimet e shumta thonë se nuk keni nevojë të bëni palestër dy herë në ditë për të marrë përfitimet shëndetësore të ushtrimeve, pasi që intensiteti i çdo aktiviteti fizik mund ta ndryshojë jetëgjatësinë.

Një studim i botuar në British Medical Journal (BMJ) ka treguar që të kaloni më shumë se nëntë orë e gjysmë në ditë ulur (për dallim nga qëndrimi ose ecja) është i lidhur më një rrezik të shtuar të vdekjes.

Ata zbuluan se çdo nivel i aktivitetit fizik, pavarësisht nga intensiteti, ishte i lidhur me një rrezik thelbësisht të ulët të vdekjes, transmeton Indeksonline.

Vitin e kaluar, zyrtarët paralajmëruan se katër në pesë persona janë në rrezik të vdekjes së hershme nga sulmi në zemër ose goditje në tru nëse nuk bëjnë aktivitet fizik.

Sipas Public Health England, janë rreth 24,000 vdekje çdo vit në Angli, nën moshën 75 vjeç, dhe 80 përqind e tyre janë të parandalueshme, që është e barabartë me rreth 50 vdekje në ditë.