SHPËRNDAJE

Lëvizja Vetëvendosje të premten do të jetë nikoqire e tryezës me partitë politike të titulluar “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”.

“Janë duke u dërguar ftesat, sekretariati po e bën këtë dhe shpresoj që të premten të gjithë ata që i kemi ftuar do të vijnë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se kjo është një tryezë tjetër për nevojën për zgjedhje të reja në Kosovë.

“ Ne besojmë që kjo qeveri nuk është më legjitime për shkak se nuk e ka shumicën minimale të domosdoshme për shtetin tonë, që është Republikë Parlamentare, jemi të interesuar që sa më shpejtë të shkojmë në zgjedhje parlamentare”, ka vazhduar tutje Kurti.