SHPËRNDAJE

Pas ultimatumit 15 minutësh që i kanë dhënë policisë për largimin e barrikadave, protestuesit kanë filluar largimin e tyre, e pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i policisë. Protestuesit kanë filluar të gjuajnë me gjësende të forta në drejtim të policisë.

ProtestaVV-06

ProtestaVV-05

Në protestë ka edhe të lënduar. Deri tani raportohet për të paktën një protestues dhe një polic të lënduar rëndë. Raportohet se një polic është tërhequr zvarrë nga kolegët e tyre në drejtim të objektit të qeverisë së Kosovës, pas lëndimeve që ka marrë. Ndërsa Vetëvendosje raporton edhe për protestues të arrestuar.

ProtestaVV-01
—————————————————

Policia duke hedhur gaz lotsjellës po largon protestuesit nga sheshi “Skënderbeu”. Ka edhe të lënduar, ndër ta edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri, i cili është marrë nga autoambulanca. Kurti lëndohet nga gazi-lotsjellës.

ProtestaVV-07
Ka reaguar edhe policia të cilët kanë hedhur edhe gazlotësjellës, duke i larguar protestuesit nga rrethojat e qeverisë.
———————————————–

ProtestaVV-02
Vetëvendosje i jep ultimatum policisë t’i largojë barrikadat nga sheshi (Foto)
Liderët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar fjalimet në protestën e sotme të organizuar për largimin e Jabllanoviqit dhe miratimin e ligjit të Trepçës.

ProtestaVV-04

Ata i kanë dhënë ultimatum policisë 15 minuta për largim të barrikadave dhe largimin e policisë, sipas tyre që t’i lënë qytetarët të protestojnë të qetë.
——————————————————–

ProtestaVV-03
“Ne i japim ultimatum policisë së Kosovës, që për 15 minuta të largojnë hekurat. 15 minuta kohë për t’i hequr hekurat dhe të futet në oborrin e qeverisë sepse sikurse të shtunën, kjo protestë është paqësore”, ka thënë Molliqaj.
Molliqaj në fjalën e tij ka thënë policia ka penguar protestuesit nga qytetet tjera që t’i bashkëngjiten protestës.
“Autobusët në Pejë dhe ata janë nisur në këmbë në Prishtinë. Kryeministri i Kosovës, ky kryeministër i cili në vitin 89 ka votuar për masat e dhunshme sot është së bashku me Jabllanoviqin. Protesta e së shtunës ka qenë paqësore, dhe pjesëmarrja ka qenë e madhe dhe kjo dëshmon se ata janë kundër dhunës”.
“Jabllanoviqi i quajti nënat e Gjakovës egërsira e Mustafa e vazhdoi lojën e Jabllanoviqit për shkak se policia e Kosovës e ka rrethuar qeverinë me hekura sikur të ishim egërsia por ne jemi qytetarë të Kosovës dhe jemi kundër tyre.
Ua bëjmë me dije se protesta e qytetarëve të Kosovës nuk mund të ndalet me dhunë dhe hekura. Ne kërkojmë shkarkimin e Jabllanoviqit dhe kthimin e Trepcës në pronësi të Kosovës. Plani jonë është i qartë, për protestë paqësore, nuk kemi në plan të dëmtojmë objektin e Qeverisë”.
———————————————-
Përfaqësuesit e opozitës i prijnë protestës
Në protestë kanë arritur edhe përfaqësuesit e partive opozitare. Në mesin e protestuesve është lideri Albin Kurti, Visar Ymeri, Shpend Ahmeti dhe Donika Kadaj Bujupi.
————————————————–
Protestuesit e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë tjera opozitare, kanë filluar marshin drejtë objektit të qeverisë së Kosovës, ku edhe sot do të kërkojnë shkarkimin e ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe votimin e ligjit për Trepçën.
Në protestën e organizuar nga opozita, ende nuk kanë arritur liderët opozitar, Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe Fatmir LImaj.
Por sot para Qeverisë po vërhet një pjesëmarrje dukshëm më e vogël e protestuesve krahasuar me protestën e së shtunës.
Vetëvendosje pretendon se ka pasur shumë pengesa nga policia, ku kanë thënë se autobusët që po sjellin protestues nga qendrat e tjera janë penguar nga policia.
_____________________________________________________
Protestuesit kanë filluar të mblidhen në sheshin kryesor të Prishtinës, ku pas pak minutave pritet të fillojë protesta e thirrur nga Vetëvendosje dhe AAK e Nisma.
Një pjesë e protestuesve tanimë ndodhen në shesh, dhe atyre po u bashkëngjiten edhe protestues tjerë, një pjesë e të cilëve vijnë edhe nga qendra tjera të Kosovës.
Vetëvendosje është ankuar se policia ka penguar disa protestues të qendrave të largëta, siç është Peja, që të vijnë në Prishtinë. Por, pavarësisht kësaj, ata thonë se kanë arritur t’u sigurojnë transport, dhe protestuesit janë rrugës për në kryeqytet.

Protesta-VV

Lëvizja Vetëvendosje sot sërish do të kundërshtojë deklaratat e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq dhe do kërkojë që ndërmarrja ‘Trepça’ të kthehet në pronësi të shtetit.
Aktivistë të kësaj lëvizje, kanë nisur edhe përgatitjet për të marrë pjesë në protestën e sotme.

Protesta nis sot nga ora 12:00, ndërsa ajo ka marrë sërish mbështetjen e AAK-së dhe Nismës.