SHPËRNDAJE

Domate-Brokoli

Studimet e fundit tregojnë se konsumimi së bashku i domates dhe i brokolit ngadalëson përparimin e masave kancerogjene dhe tumorin e prostatës. Edhe për personat të cilët nuk kanë probleme me prostatën, ka prova se kombinimi i këtyre perimeve në dietën e përditshme zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës dhe të kontraktimeve të tjera.

Studiuesit në këtë eksperiment kanë përfshirë minjtë, krahasuan efektet e konsumimit veçmas të domates dhe të brokolit me ato të konsumit bashkë. Ata zbuluan se ngrënia e të dyja perimeve së bashku ulte ndjeshëm tumorin. Studiuesit presin që të arrijnë të njëjtin rezultat edhe te njerëzit.

Domatet përmbajnë karotenoid, i cili lufton qelizat kancerogjene, si dhe mijëra fitokimikate që stimulojnë veprimtarinë kundër kancerit në trup. Gjithashtu brokoli ka përbërësit e sulfurit që njihen për një mekanizëm i cili ngadalëson rritjen e kancerit.

Është thelbësore konsumimi i frutave dhe i perimeve, sepse ato kanë veti ushqyese të cilat parandalojnë kancerin në organizëm dhe sigurojnë shëndet të plotë.