SHPËRNDAJE

Kamomil

Çaji i kamomilit është një pije që njihet për një numër të madh të efekteve të shëndetshme në organizmin e njeriut. Disa nga sëmundjet që kanë lehtësim nga ky çaj janë;

Pagjumësia, kamomili në sasi të vogla mund të veprojë kundër pagjumësisë dhe ndjesisë së ankthit.

Ndihmon në imunitet

Sipas një studimi, konsumimi i çajit të kamomilit nxit sistemin imunitar që të luftojë bakteret. Përdorimi gjatë ciklit menstrual dhe kundër tensionit, pas pirjes së kamomilit rriten nivelet e glicinës, të cilat reduktojnë spazmat muskulare dhe relaksojnë nervat, duke përfshirë dhe ngërçet uterine dhe tensionin, të dyja të lidhura me ciklin menstrual.

Sëmundjet tek foshnjat

Duke qenë se kamomili relakson muskujt, qetëson stomakun e foshnjave dhe ndalon diarrenë. Ai duhet të përdoret me kujdes tek fëmijët, por ka efekt të pëlqyeshëm ndaj dhimbjes së barkut.

Problemet me lëkurën

Përdorimi oral i çajit të kamomilit ndihmon në qetësimin e problemeve të lëkurës si ekzema, dermatitis, urtikarjen, edhe pse rezultatet nuk janë provuar shkencërisht.

Dhimbjet e gojës

Një përzierje e çajit të kamomilit me sherebelën mund të përdoret për të qetësuar ulçerat në gojë, nëse përdoret si shpëlarës deri në 6 herë në ditë.