SHPËRNDAJE

Kikirik

Kikirikët përmbajnë sasi të mëdha të proteinave, duke bërë që të jetë një produkt i cili përdoret nga personat nën peshë. Kikirikë janë një burim i pasur i vitaminës E, manganit dhe proteinave që janë të dobishme për funksionimin e mirë të trupit, ato rivalizojnë në përmbajtjen me antioksidant manaferrat dhe luleshtrydhet dhe janë shumë më të pasur me antioksidantë se mollët, karotat apo panxharët.

Ato kanë një sërë efektesh të shëndetshme si;

Kikirikët e pakripur ndihmojnë arteriet e zemrës.

Një e katërta e filxhanit me kikirikë përmban yndyra te pangopura aq sa një lugë gjelle vaj ulliri të cilat ndihmojnë për koresterol të ulët në gjak.

Përmbajtja e lartë e kikirikëve me niacin ndihmon në shërimin e qelizave të dëmtuara të sëmundjes.

Kikirikët përmbajnë vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që ka treguar se redukton ndjeshëm rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Kikirikët përmbajnë hekur e cila është thelbësore për funksionimin korrekt te qelizave të kuqe të gjakut, janë të pasur me kalcium qe ndihmojnë për forcimin e kockave.

Studimet tregojnë se duke shtuar qofte shume pak kikirikë në dietën tuaj mund të zvogëloni LDL kolesterolin(e keq) me 14%.

Kikirikët përmbajnë fibra qe ndihmojnë për të ulur rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Kikirikët ndihmojn3 për të përshpejtuar rritjen e hormoneve mashkullore dhe femërore.

Individët me probleme të veshkave ose fshikëz se tëmthit duhet të shmangin kikirikët, sepse kikirikët përmbajnë sasi të mjaftueshme oxalates te cilat mund të kristalizohen dhe të shkaktojnë probleme shëndetësore.

Individët me probleme me tiroidet mund të shmangin kikirikët sepse përmbajnë goitrogens qe ndërhyjnë me funksionimin e gjëndrës tiroide.