SHPËRNDAJE

mjalte-hudher

Hudhra është një ndër perimet më të përfolura në lidhje me përfitimet shëndetsore që ajo ka për shëndetin tonë. Ajo ka një shije të veçantë dhe shumë fuqi shëruese. Zakonisht përdoret e gatuar, por forma e saj e pagatuar e transformon këtë bimë në një ilaç të fuqishëm natyror.

Kur është fjala për zemrën, ajo e ndihmon uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe kolesterolit, gjithashtu parandalon sëmundje të zemrës, sulmin në zemër dhe arteriosklerozën.

Mënyra më e mirë për ta përdorur hudhrën është duke e përzier atë me mjaltë dhe ta konsumoni në stomak të zbrazur, për shkak se kur stomaku është i mbushur me ushqim, është më e vështirë për trupin që t’i absorbojë të gjithë ushqyesit që kjo përzierje mund t’i ofrojë, shkruan Botapress.

Mjafto që ju të merrni 2-3 thelpinj të hudhrës, t’i copëtoni ato në copa të vogla dhe t’i përzieni me një lugë gjelle mjaltë.