SHPËRNDAJE

Vettel

Sebastian Vettel është i kënaqur me gjashtë muajt e parë të kaluar te skuadra e Ferrarit.
Piloti gjerman shprehet i kënaqur më startin e sezonit, por e ka të qartë se për të rivalizuar Mercedesin duhet një mrekulli.

“Kanë qenë 6 muaj fantastikë dhe një fillim i shkëlqyer i sezonit. Jam shumë i lumtur për mënyrën sesi kanë shkuar gjërat”, ka thënë Vettel në një intervistë të fundit, transmeton Supersport. “Po bëjmë të pamundurën për të arritur rezultate sa më të mira”.

“Mercedez? Nuk është lehtë të rivalizosh këtë skuderi. Hapi që kemi bërë krahasuar me skuderitë e tjera është i madh, por tani na mbetet puna më e vështirë”, ka shtuar gjermani.