SHPËRNDAJE

Victor Valdes do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund spekulimeve se mund të mbetet në klub pas dorëheqjes së Sandro Rosellit nga posti i presidentit, javën e kaluar.

Valdes kishte marrëdhënie të tensionuara me Rosellin dhe kampioni i La Ligës kishte shpresuar se portieri do të mbetet në ‘Nou Camp’, pas largimit të Rosellit dhe emërimit të Josep Bartomeut si president i ri.

Mirëpo, e përditshmja sportive katalane El Mundo Deportivo ka njoftuar se dorëheqja e Rosellit nuk do të ketë ndikim tek vendimi i Valdesit se e ardhmja e tij qëndron larg nga Barcelona. 32-vjeçari nuk ka zbuluar destinacionin e tij të ardhshëm, por raportohet se kërkohet nga Monaco.