SHPËRNDAJE

Po e përmbyllim një vit me shumë punë të kryera në teren. Që prej marrjës së pushtetit nga Shqiprim Arifi, një vit më parë, arritëm që ti përmbyllim deri tani këto 11 projekte me rëndësi të madhe për banorët e fshatit Miratoc.
Përveç rregullimit të rrugëve është bërë edhe rregullimi i ujësjellsit për shkollën fillore Abdullah Krashnica.
Gjithashtu, këtë vit janë subvencionuar 30 bujq nga fshati Miratoc me mjete teknike.
Për vitin e ardhshëm na presin më shumë punë, si prioritet do të jetë komplet renovimi i ambulantës së fshatit.
Alternativa për ndryshim- Miratoc është gjithmonë e gatshme që të bisedoj me secilin banorë të fshatit për të mirën e fshatit.
Gjithashtu kërkojmë falje që nuk kemi mundur të bëjmë diqka më shumë ku ka qenë nevoja.

 

Ndryshimi nuk ndalet.