SHPËRNDAJE

Javën tjetër, do të dihet saktësisht se cila do të jetë paga minimale për vitin e ardhshëm, në vend të 27,000 sa është aktualisht, minimalja është propozuar të jetë rreth 30,000 dinarë. Parametrat ekonomikë tregojnë se paga minimale mund të rritet për pesë përqind.

Kur marrim parasysh politikën sociale, ajo do të ngritet edhe për aq, njoftoi të enjtën Sinisha Mali, Ministër i Financave në një tryezë në Unionin e Sindikatave të Pavarura të Serbisë. Sipas këtij vlerësimi, rreth 350,000 punëtorë në Serbi që janë me pagë minimale nga Vitit i Ri do të marrin rreth 30,000 dinarë në vend të 27,000 sa është aktualisht.

Shuma e saktë do të dihet të martën më 10 shtator, kur do të mbahet mbledhja e Këshillit Socio-Ekonomik. Nëse nuk arrihet konsensusi midis partnerëve social, Qeveria do të propozojë një shumë për vitin 2020. Shteti në mas të madhe do të përmbushë kërkesat e të punësuarve, gjegjësisht sindikatave, se sa të punëdhënësve,  ka thënë Ministri i Financave.

Qëndrimi i punëdhënësve është që çmimi minimal të rritet për pesë deri në gjashtë përqind dhe se këto janë mundësit reale për ekonominë, ndërsa sindikatat kërkojnë që të rritet me të paktën 20 përqind. Ministri theksoi se, në kuadër të ksaj vitin e kaluar janë krijuar më shumë se 200 ndërmarrje, me 60,000 vende të reja pune, me shkallë të papunësisë prej 10.3 përqind, me tendencë që vitin e ardhshëm të jetë numër njëshifrorë.

“Gjërat po ecin përpara, por ka shumë më tepër për të bërë”, ka thënë Ministri i Finacave. Është domethënëse që kemi suficit në buxhet prej 48.5 miliardë dinarë në shtatë muajt e parë. Tani jemi duke investuar në infrastrukturë, duke hapur Korridorin 10, Korridorin 11, dhe pas disa javësh fillon edhe ndërtimi i Korridorit të lumit “Morava”.

Për Zoran Stojiljkoviç, kryetarë i shoqatës “Nezavisnosti”, nga pikëpamja ekonomike, rritja e pagës minimale është e mundur më së shumti për pesë përqind, por ka edhe aspekte të tjera sipas të cilave shuma duhet të jetë më e lartë./presheva.com/