SHPËRNDAJE

Vozitësit profesionistë të kamionëve dhe autobusëve që janë nga Serbia mund të marrin vizë speciale për qëndrim më të gjatë në hapsirat Schengen, përcjell presheva.com.

Vizat speciale do të mund ti marrin nëse aprovohet iniciativa e Odës ekonomike të Serbisë e dërguat në Bruksel, ndërsa sipas rregullores së deri tanishme mund të punohet vetëm 3 muaj për gjysmë viti.

Shoferët thonë se do të ishte “situatë ideale” që mos të kenë kufizim për të qëndruar në Bashkimin Evropian, por do të ishte e pranueshme që të mund të vozitin nëpër zonën Schengen rreth 130 ditë gjatë 6 muajve, çka deri tani nuk është e lejuar.

Kjo iniciativë është filluar dhe po punohet me odën evropiane, Unionin ndërkombëtar të rrugëve (IRU) dhe institucionet evropiane. /presheva.com/