SHPËRNDAJE

Drejtuesit e Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë, Driton Salihu dhe Astrit Berisha sot kanë vizituar kampin e refugjatëve në stacionin hekurudhor të Preshevës dhe mjekun përgjegjës në kamp.

Momentalisht aty janë të vendosur 1050 persona kryesisht nga Pakistani, Afganistani dhe shtetet nga Lindja ku sipas drejtorit Salihu nga data 7 janar janë kontrolluar 5020 persona.

Me kërkesë të Shtëpisë së shëndetit dhe dhe Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme, nga ky kamp nuk mund më të dalin refugjatët të lirë dhe ata janë të karantinuar./presheva.com/