SHPËRNDAJE

Personi që i vodhi analizat mjeksore të Michael Schumacherit është gjetur i vdekur në qeli e burgut, mediet shkruajnë se ka bërë vetvrasje.

Menaxhmenti i Schumacherit në qershor kishte deklaruar se analizat mjeksore janë vjedhur dhe se hajdutët po tentojnë tia shesin mediave.

Atherë ishte paralajmëruar se do të ngritet vepër penale ndaj personave që i kanë vjedhë.

Analizat mjeksore janë vjedhur nga spitali Universitar në Lozanë, ku edhe Schumacheri po qëndron ga mesi i muajut qershor. 

Personi që i vodhi ëhtë arrestuar në Cirih të Zvicrës ditën e martë, ndërsa një ditë më vonë ai u gjet i varur në qelinë e tij.

Ai ishte nën hetime për shkak të thyerjes së privatësisë dhe ai që i kishte vjedhur kishte dashur ti shesë ato.