SHPËRNDAJE

Real Madrid:

Casillas 8.5 – Kapiteni i Real Madridit mbrëmë ka qenë në formë të mirë. Edhe pse Bayern ka gjuajtur disa herë në portë, Casillas të gjithë sulmet i ka larguar me kohë, posaçërisht ka qenë intervenimi i Goetze në fund të ndeshjes. Rrjeti i qetë, i ngrit çmimin.

Carvajal 7.5 – Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit ka luajtur në nivel të kënaqshëm, duke patur parasysh se Ribery nuk është dëgjuar në anën e majtë. Carvajal ka netrualizuar rrezikun e kundërshtarit në anën e djathtë.

Coentrao 7.5 – Një ndeshje të njejtë me Carvajal, edhe pse ka pasë më shumë punë, pasi Robben ka qenë rreziku më i madh konstant nga ana e majtë. Asisitimi i tij në golin e vetëm ka bërë që të vlersohet mjaftueshëm.

Pepe 9 – Lojtari portugez në fushë ka qëndruar 73 minuta deri sa mori lëndim dhe iu deshtë të lëshoj fushën duke u zëvendësuar nga Varane. Pepe ka dominuar plotësisht në 16 metërshin e Realit dhe nuk mund të numërohen se sa topa kanë përfunduar në kokën dhe këmbët e tij. Njëri ndër lojtarët më të mirë në ekipin e merengesëve.

Ramos 8 – Zëvendës kapiteni ka qenë i mirë sa mbrojtësit tjerë, edhe pse në disa situata Pepe  ka qenë më i shpejtë.

Xabi Alonso 8 – Një ndeshje e shkëlqyeshme e mesfushorit defanziv. Ai nuk ka rënë nga loja duke i detyruar mesfushorët e Bayernit ta dërgojnë topin anash.

Modriç 7.5 – Lojtari kroat sonte ka luajtur diçka nën nivelin e tij të zakonshëm që mund të pritet nga ai, por së bashku me Alonso ka kryer shumë punë në mesfushë.

Isco 6.5 – Mund të konsiderohet si njëri ndër më i dobët në zinxhirin madrilen. Kontributi i tij ka qenë nën nivel kundrejt lojtarëve tjerë, si dhe nota e dobët i jepet për shkak të disa intervenimeve të dobëta në gjysmën e fushës së madritit që kanë mund ti kushtojnë gol.

Di Maria 7 – Ai kontributin e tij më së shumti e ka dhënë në pjesën e parë të ndeshjes, kur Reali me kundërsulme tentoi ta rrezikoj Bayernin. Ai gaboi një shans të mirë në minutën e 41, ku nga një largësi prej rreth 6 metra dërgoi topin mbi portë.

Ronaldo 8 – Eshtë vërejtur se ka munguar jashtë fushe, por ka arritur disa herë ta rrezikoj Neuer.

Benzema 8 – Si golshenues ka merita të mëdha, por përveç golit në minutën e 19, francezi nuk ka treguar lojë.

Bayern Munchen:

Neuer 7 – Portieri standard edhe në këtë ndeshje ka vepruar mirë, duke intervenuar mirë disa herë, posaçërisht në gjuajtjen e Ronaldos. Tek pësimi i golit ka mundur të intervenoj më mirë.

Rafinha 5 – Së bashku me Ribery kanë qenë më të dobëtit. Të gjitha sulmet e Realit vinin nga ana e tij, pasi Ancelotti kishte vërejtur këtë dobësi dhe kishte urdhëruar që sulmet të kryhen nga ana e tij.

Alaba 7 – Austriani së bashku me Neuer kanë qenë zinxhiri më i mirë i mbrojtjes së Bayernit. Ai shpesh u paraqit edhe në anën e majtë. Në defanzivë ka kryer punën mirë.

Dante 6.5 – Mbrojta e Bayernit nuk ka qenë në nivel të duhur, posaçërisht në kundësulmet e Realit. Dante dhe Boateng dy herë në pjesën e parë i lanë hapsirë Ronaldos që seriozisht të rrezikoj Neuerin.

Boateng 6 – Lojtari gjerman nuk ka pasë fat në Madrid, si dhe ka qenë më i dobët se Dante.

Philip Lahm 7 – Lojtari gjerman që ka luajtur në mesfushë dhe mbrojtës i djathtë ka kryer shumë detyrën mirë. Ndoshta Guardiola ka gabuar që nuk e ka lënë në pozitë si mbrojtës i djathtë që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa mesfushën ia dha Javi Martinezit.

Schweinsteiger 6 – Nuk ka treguar në Madrid mrekulli, ndërsa nga ndeshja u larguar duke u zëvendësuar nga Mueller. Kishte një shansë të mirë në minutën e 14 me kokë nga këndi, por topi përfundoi në duart e Casillas.

Robben 6.5 – Nuk i mohohet mundi dhe tentimi, por në disa momente nuk ka qenë rrezik i madh në anën e djathtë. Në minutën e 14 dhe 62 kanë qenë shanset më të mira për të.

Ribery 5 – Ribery dhe Rafinha kanë qenë ata që kanë treguar më së paku në Madrid. Francezi ka munguar në lojë dhe nuk ka asnjë fjalë që e arsyeton atë.

Kroos 7.5 – Nga ndeshja në ndeshje ai po tregon se pse nuk do të largohet nga Bayerni. Ai në këtë ndeshje  në mesfushë ka qenë më i miri dhe meriton lavdata për këtë ndeshje.

Mandzukiq 6 – Kroati ka qenë pa shanse, por meritë për këtë i kanë mesfushorët të cilët nuk i dhuruar topa. Asistoi Goetze në fund por atij ia priti Casillas.