SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi dhe ambasador aktual malazias pranë Selisë së Shenjtë, Miodrag Vllahoviq, në një opinion të shkruar ekskluzivisht për “Kohën Ditore”, me titull “Liga Ballkanike”, të publikuar sot, thotë se ideja për të ashtuquajturin “Schengen i vogël” është zëvendësim mosbindës për procesin e ndërprerë të integrimeve evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pra, një surrogat që nuk bind.

Siç është shprehur ai, duket edhe si një model që u jep shanse atyre të cilëve mjetet e luftës nuk u mjaftuan për të vendosur “shtetet e mëdha”, dhe tani duan ta realizojnë këtë – “me rrugë paqësore”.

Zgjerimi i BE-së, projeksioni që është në vetë themelet dhe në logjikën e idesë për “Evropën e bashkuar dhe të lirë”, është në krizën më serioze, shkruan Vllahoviq

Në Ballkan mbijetojnë problemet të cilat në trashëgimi na i la “një luftë e vockël”, siç e quajti para pak kohësh pahijshëm (po ndalemi në këtë cilësim) këtë krim dhe tragjedi njëri prej promovuesve lokalë të eksperimentit më të ri evropian.

Siç shprehet ai ironikisht, problemet ballkanike nuk janë zgjidhur; andaj (b) për këtë arsye ballkanasit perëndimorë nuk munden/nuk duhet të jenë në BE; dhe për këtë (c) hajde ta krijojmë një “Ligë Ballkanike”.

Ky plan është i jashtëzakonshëm në paqartësinë dhe mostransparencën e vet, madje edhe nëse të gjithë ne përpiqemi ta injorojmë se në mjedisin gjeografik të këtij grumbulli kaotik ekziston Kosova. Plani do të kishte qenë më i pijshëm në kotësinë e tij nëse të gjithë faktorët jashtëballkanikë do të kishin qëndruar duarkryq, sinqerisht dhe vëllazërisht duke menduar për mesazhet e hapura dhe të fshehta të presidentit Macron dhe do të na kishin pritur ne, të cilët presim Brukselin, i cili pret…

Realitetet politike dhe përvoja historike në hapësirat tona na obligojnë të gjithë ne, të gjitha shtetet dhe forcat politike të cilat rivizatimin e kufijve nuk e kanë ide udhëheqëse dhe arsye kryesore për ekzistim, që kësaj radhe të përmbahemi nga lëvizjet që do të na shpinin sërish në konfrontime të rrezikshme – prej të cilave me mund të madh dhe me viktima e pësime të shumta tragjike sapo kemi dalë.

Modeli i propozuar u jep shans atyre të cilëve mjetet e luftës nuk u mjaftuan për të vendosur “shtetet e mëdha”, që tani ta realizojnë këtë – “me rrugë paqësore”…

Për Kosovën – le të merren vesh Serbia e Shqipëria! Kështu po del. A mund të merren vesh, e për këtë të mos pyetet Kosova? Mbase për këtë, me ftesën e presidentit Macron, gjërat së pari do t’i rregullojnë presidenti serb dhe kolegu i tij kosovar? Nuk kanë mundur të merren vesh deri tani, andaj do të jetë më lehtë bashkë me Shqipërinë, BH-në, Malin e Zi e Maqedoninë Veriore? Konsensuset e brendshme të mos i përmendim…

Historia e Ballkanit nuk është mësuese e jetës, – përfundon ai shkrimin.