SHPËRNDAJE

Shitja e makinave elektrike, nuk është e njëjtë sikur shitja e makinave të zakonshme Në fillim të vitit 2020, Volkswagen do të fillojë shitjen e shumicës së EV që i ka planifikuar t’i prodhojë,. Modeli I.D. do të ketë forma të njëjta me Golf, ndërsa edhe çmim të njëjtë sikur kjo makinë që lëvizë me naftë.

Këtë produkt që vjen gjatë nëntorit, VW planifikon ta shes sa më shpejtë që është e mundur. Krijimi i reklamës dhe imponimi sa më të madh, janë interesi kryesor i prodhuesit gjerman, në mënyrë që të shes sa më shumë EV. Automotive News Europe, raporton se Volkswagen planifikon të shet sa më shumë makina elektrike, duke marrë mësim nga libri i shitjeve të Tesla, për të mbledhur paratë prej blerësve, ende pa i futur makinat në prodhim. Kjo metodë që i ka ndihmuar shumë prodhuesit Tesla, do të aplikohet nga VW vetëm për tregun evropian. Kjo jo vetëm që iu grumbullon më shumë kapital, por i bën njerëzit që të flasin për rastin.

Kur Tesla nisi të kërkoi pagesat, njerëzit flisnin në rrjete sociale dhe publikoheshin shumë lajme, duke bërë që të kursejë shumë nga publiciteti i kushtueshëm. Fakti që është prodhues evropian, Volkswagen dëshiron të forcojë më shumë këtë treg, duke shitur sa më shumë. Në anën tjetër, nuk dëshiron që të jetë njëjtë sikur Tesla, duke premtuar, e mos arritur të kryej prodhimet në kohën e duhur.