SHPËRNDAJE

Shikoni me vëmendje, ka disa detaje që e tregojnë të vërtetën Çfarë po shikoni, nuk është një Volkswagen Tiguan, apo gjeneratën e re të këtij modeli, transmeton Telegrafi. Të vetmen gjë të përbashkët që e ka me Tiguanin, është se të dy janë crossover.

E vërteta është se kemi të bëjmë me një makinë të kamufluar, brenda së cilës është Volkswagen I. D. Crozz i ri. Spiunët kanë arritur ta fotografojnë nga afër këtë makinë të fuqishme, teksa testohej në shtigje me borë. Eksterieri është shumë më i gjatë, ka hapësira të mëdha ndërmjet dyerve dhe pjesët anësore janë më të trasha. Arsye tjetër, që nuk besohet të jetë Tiguan, është faksti se testimi për një version të ri është shumë herët.

Modeli aktual është lansuar më 2016, ndërsa ndryshimet e mesit të jetë, nuk kërkojnë kaq shumë strukturim. Duke pasur parasysh format e I. D. Crozz, që janë parë më herët dhe lëvizja e makinës pa lëshuar zhurmë, besohet të jetë pikërisht kjo makinë elektrike. Praktika e shfaqjes së makinave të rrejshme, brenda së cilave fshehën sekrete të rëndësishme, aplikohet shpesh në këto fazë të punimeve të veturave.