SHPËRNDAJE

Së shpejti në sallonet evropiane të veturave do të arrijë edhe Volkswagen up! GTI, ndërsa çmimi i këtij modeli GTI më të vogël në ofertën e Volkswagenit është 16,975 euro.

Volkswagen up! GTI është modeli më i “egër” në segmentin A, i cili ka motor benzinë 1.0-litër Turbo me tre cilindra e me kapacitet prej 115 kuajfuqi.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë, ky up! GTI e arrin për 8,8 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 196 km/h. Ky model peshon 997 kilogramë dhe shpenzon karburant mesatarisht 5.6-litër në 100 km.

Me eksterier karakteristik me detaje kuqezi, i cili ngjason në Golf GTI e parë, up! GTI i ri ka rrotat e veçanta 17-inç dhe në krahasim me versionin standard është më i ulët për 15 mm.

Përveç etiketës GTI, ky Volkswagen up! GTI ka një interier me dizajn karakteristik dhe shumë të përshtatshëm, si dhe ulëset sportive.

Konsumatorëve do t’iu ofrohet mundësia që të zgjedhin mes katër ngjyrave të eksterierit: të bardhë, të kuqe, të zezë dhe të errët. /presheva.com/