SHPËRNDAJE

Në qytetin e Vranjës ka filluar të mblidhen nënshkrime për peticion të qytetarëve, me të cilën kërkohet shkarkimi i kryeshefit të policisë Slagjan Velinoviq, transmeton presheva.com.

Siç mësohet, kësaj kërkese iu është bashkuar edhe Sindikatat e bashkuara të policisë. Si arsye e kësaj kërkese është se kryeshefi është “jo profesional, i paaftë, i paligjshëm me të cilin dëmton reputacionin e shërbimit dhe shtetit”.

Qytetarët që mbështesin këtë peticion, e konsiderojnë qytetin e Vranjës si të pasigurtë, me një numër të madh të incidenteve vitet e fundit si dhe trafikim të madh të drogës.

“Tek qytetarët është e pranishme frika e madhe. Shefi i policisë është përgjegjës për mosveprim dhe dështim për të marrë masa kundër prodhimit dhe trafikimit të drogës në Tërrnocin e madh, komuna e Bujanocit. Gjithashtu, Velinoviq nuk gëzon besimin e askujt, dhe as nuk ka vendosur bashkëpunim të mirë me qytetarët” ka vlersuar Zoran Petroviq, përfaqësues i Sindikatave të bashkuara të Policisë.