SHPËRNDAJE

Një vrasës me pagesë është filmuar nga kamerat e sigurisë në qendër të Beogradit në mes të ditës, duke vrarë gabimisht një baba të pafajshëm të cilit ia kishte ngatërruar identitetin me një person tjetër. Policia e Serbisë ka njoftuar se vrasësi Caba Der, 38-vjeç, gjithashtu kishte vrarë një person tjetër në një restorant në Amsterdam dhe një tjetër në Budapest.

Por vrasja e filmuar në Beograd, shfaq vrasin duke iu afruar viktimës që ishte pranë veturës së tij dhe po nxirrte karrocën e foshnjës. Dhe duke menduar se ishte një fqinj i tij me të kaluar kriminale, vrasësi me pagesë nxori revolen dhe e qëlloi tri herë në gjoks. Viktima është identifikuar si Nebojsha Markoviq, i cili në ato momente po nxirrte karrocën për fëmijë nga vetura dhe po bëhej gati të futej në ndërtesë, ku pak sekonda më herët ishte futur gruaja e tij me foshnjën.

Sipas hetuesve serbë, Caba Der e kishte ngatërruar me një person tjetër – bëhet fjalë për 34-vjeçarin Aleksandar Sarac, i cili jetonte në ndërtesën e njëjtë me Markoviqin. Sarac që dyshohet të jetë anëtarë i bandës famëkeqe Pink Panther, raportohet se ishte liruar nga burgu ku kishte vuajtur dënimin për posedim ilegal të armëve. Banda Pink Panther, besohet se numëron 100 anëtarë kryesisht të rekrutuar nga vendet e ndryshme të Ballkanit.