SHPËRNDAJE

Është arrestuar i dyshuar për vrasjen që ka ndodhur në Prishtinë. Merret vesh se vrasësi është shqiptar me nënshtetësi serbe.
Sipas informatave, dhëndëri kishte vrarë mikun, ndërsa ka plagosur edhe vëllain e tij. Po ashtu, arsyeja për këtë vrasje përmendet të jetë ndarja e pronës.

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, në udhëkryqin para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë, në rrugën “Shaip Spahiu”.

Burime të Indeksonline mësojnë se deri te vrasja ka ardhur pas një konflikti rreth ndarjes. Mësohet se i plagosur është dërguar për tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në QKUK.

Veturat e përfshira në këtë incident, janë të llojit Golf 4 si dhe Audi A3, që të dyja me ngjyrë të zezë. Asnjëra nga veturat nuk është me targa të Kosovës. Njëra nga këto vetura ka regjistrim VR të Vranjës.