SHPËRNDAJE

Persona ende të panjohur e qëlluan në mëngjesin e sotëm liderin e SDP-së, Oliver Ivanoviq
Ivanoviq u vra gjatë disa të shtënave që u zhvilluan mëngjesin e sotëm në veri. Mbi të thuhet se u gjuajt derisa po hynte në zyrat e partisë. Sipas informatave jozyrtare, Ivanoviqi u transportua menjëherë në spital, derisa rrugës nuk iu rezistoi plagëve dhe ndërroi jetë. Ndihma urgjente u thirr nga një fqinjë që ishte duke shkuar për të blerë bukë. Sipas Ksenija Bozovic nga GI SDP, policia gjeti tre predha para zyrës. Ndërsa sipas dëshmitarëve, një njeri i panjohur, deri më tani edhe për policinë, ka gjuajtur drejt tij.Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj tij. Në vitin 2017 atij iu dogj vetura në qendër të Veriut. Oliver Ivanoviç lindi më 1 prill 1953 në fshatin Rznic afër Deçanit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe shkollën inxhinierike mekanike në Mitrovicë. Ishte pionier i Akademisë Ushtarake në Zagreb, por u largua pas tre vjetësh. Ai u diplomua nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë, po ashtu u diplomua edhe nga Fakulteti i Ekonomisë në Prishtinë. Ka punuar në kompaninë transportuese të Mitrovicës “TransKosovo”, në Fabrikën e Pllakave qeramike të Mozaikut dhe në zyrën e Hepokut në Mostar. Prej vitit 1991 deri në 1998 ai ishte kreu i qendrës sportive në Mitrovicë. Ai shërbeu si zëvendësdrejtor i përgjithshëm i kompanisë “Feronikel” nga Drenasi deri më 2004, kur u bë drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit për Kosovë. Kur u formua Këshilli Kombëtar Serb në vitin 1999, Ivanoviqi u bë kryetar i Komitetit Ekzekutiv për veriun e Kosovës. Prej atij vendi ai u zëvendësua në vitin 2001. Kur qeveritë e RFJ-së dhe të Serbisë formuan Qendrën Koordinuese për Kosovën, të emëruar si Shef i Shërbimit për Zhvillim Ekonomik dhe Rindërtim. Që nga viti 2008, ai ishte sekretar i shtetit në Ministrinë e Kosovës. Ai ishte anëtar i Partisë Social Demokratike që nuk ekziston më. Ai ishte një instruktor dhe një arbitër ndërkombëtar karateje. Ai ishte kryetar i klubit të karatesë “Trepça”.

Ishte i martuar dhe babai i tre djemve.

***********************************

Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është sulmuar mëngjesin e së martës me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar Ksenija Bozhoviq nga SDP. Sipas saj, sulmi ka ndodhur para zyrës së zotit Ivanoviq.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar rreth kësaj ngjarjeje.

Derisa Gazeta Metro njofton se Oliver Ivanoviq, i dyshuar dhe gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës, është vrarë para pak minutash në pjesën e Mitrovicës ku jetonte.

Burime të Gazetametro kanë treguar se ai ka marrë 4 plumba në një atentat të organizuar, ndërkaq ka ndërruar jetë pas disa minutash në spitalin e Mitrovicës në veri.