SHPËRNDAJE

Nedzad Kliçiq, i njohur me pseudonimin Rambo boshnjak, është vrarë sot herët në mëngjes në komunën Cazin të Bosnjë e Hecergovinës. 

Vrasjen e Rambos boshnjak e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme e këtij vendi, duke bërë të ditur se ajo ka ndodhur në objektin hotelier “Gold”.

Siç raporton portali klik.ba, Kliçiq ishte person i njohur për akte kriminale.

Ai thuhet të ketë qenë vazhdimisht objekt i hetimeve policore dhe arrestimeve për posedim të armëve, gjuajtje me armë, prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe aksidente të trafikut. 

Mediat boshnjake kanë raportuar se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të borxheve të papaguara. 

Vrasja e tij u krye nga tre persona të maskuar që kishin hyrë në lokal dhe kishin qëlluar në drejtim të tij, duke e ekzekutuar.

Ai ishte bërë i njohur përmes një video të publikuar në internet, ku shihet tek manovron veprime luftarake alla Rambo.